Për herë të parë në 100 vjet, dështon zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve

Udhëheqësi republikan, Kevin McCarthy, dështoi në përpjekjen e tij për t'u zgjedhur kryetar - hera e parë që nga viti 1923

Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diçka që nuk është parë për një shekull.

Udhëheqësi republikan, Kevin McCarthy, dështoi në përpjekjen e tij për t’u zgjedhur kryetar – hera e parë që nga viti 1923, që asnjë kandidat republikan apo demokrat nuk u zgjodh që në rundin e parë të votimit në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka 435 anëtarë, shkruan REL.

Ai nuk arriti të zgjidhet kryetar pas tri raundesh votimi, ku 20 ligjvënës konservatorë votuan kundër kandidaturës së kolegut të tyre republikan.

Kongresisti nga Kalifornia nuk u votua tri herë radhazi, dhe është e paqartë se cila mund të jetë rruga e tij drejt fitores, kur Dhoma e Përfaqësuesve të mblidhet të mërkurën, për të provuar gjithçka nga e para. Ligjvënësit amerikanë do të vazhdojnë të votojnë derisa një kandidat të fitojë shumicën.

Ende nuk dihet nëse do të ndryshojë qëndrimi i grupit që e kundërshtoi McCarthyn, apo nëse mund të shfaqet ndonjë kandidat i ri.

Por, edhe nëse McCarthy gjen një mënyrë për të fituar, analistët parashikojnë trazira në Dhomën e Përfaqësuesve.

Republikanët kanë fituar një shumicë të ngushtë, 222-212, në Dhomën e Përfaqësuesve, pas zgjedhjeve të mesmandatit, ndërsa një vend është momentalisht vakant.

McCarthy, i cili shërben prej 16 vjetësh si ligjvënës nga Kalifornia, do t’i duhet të sigurojë të paktën 218 vota për t’u bërë kryetar.

Në rundin e tretë të votimit, 202 republikanë votuan për McCarthyn, pra 16 më pak nga votat që i nevojiten për tu zgjedhur kryetar.

McCarthy, 57-vjeçar, është përpjekur prej vitesh të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Gjatë javëve të fundit, ai u takua në mënyrë të përsëritur me kundërshtarët e tij republikanë, për të siguruar mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij për kryetar.

Kushdo qoftë ligjvënësi që republikanët do të zgjedhin për kryetar, McCarthy apo dikush tjetër, ai do të zëvendësojë kryetaren demokrate në largim, Nancy Pelosi, e cila do të vazhdojë të jetë ligjvënëse.

Zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve ndodh përpara se ligjvënësit ta bëjnë betimin për mandatin e tyre dyvjeçar.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika