Për herë të parë në Kosovë metoda më efikase për zgjatje të flokëve Microband

Pa suksesit të madh në Zvicër, tani Maison de Beaute është hapur edhe në Kosovë, ku ka sjell për herë të parë një metodë që është tejet unike për zgjatjen e flokëve

Për gratë dhe vajzat që duan të provojnë një metodë tjetër zgjatjeje, e cila nuk i dëmton flokët e tyre. Dhe për ato që janë të lodhura duke blerë shtesa të reja çdo 3-4 muaj, Maison de Beaute ka gjetur zgjidhjen me një metodë që bëhet për herë të parë në Kosovë.

Ajo është metoda Microband, e cila ofrohet nga sallon ondulomi, Maison de Beaute. Kjo metodë ofrohet tashmë më shumë se 2 vjet dhe po ka ardhur për herë të parë në Kosovë.

Pa suksesit të madh në Zvicër, tani Maison de Beaute është hapur edhe në Kosovë, më saktësisht në komunën e Prishtinës.

Kjo metodë e zgjatjes së flokëve tek femrat është shumë origjinale dhe tejet unike, pasi nuk dëmton aspak flokët tuaja.

Në foto rezultatet e klientes me metodën MICROBAND

Fillimit tek Maison de Beaute duhet të bëni konsultimin në lidhje me përdorimin e kësaj metode, dhe pas konsultës, koha e pritjes është 1-2 javë për shkak që flokët përgatiten veçmas për tu përshtatur tek çdo kliente në bazë të ngjyrës dhe strukturës.

Vlen të theksohet se është metodë me qepje, komplet punë e dorës. Janë të qepura në mikro unaza, të cilat as nuk vihen re, madje as kur i kapni flokët.

Cilat lloje të flokëve janë në dispozicion?

Në dispozicion janë flokët me valë, kaçurrela dhe të drejta.

Çfarë gjatësie mund të kenë flokët me metodën Microband?

Flokët i kemi në dispozicion në gjatësi 45 centimetra deri në  85 centimetra.

Në foto rezultatet e klientes se si janë rritur flokët e saj në vitin e dytë përderisa praktikonte metodën MICROBAND

Sa zgjat procedura e vendosjes?

Procedura e vendosjes zgjat vetëm 60 minuta. Pas vendosjes, zgjatjet qëndrojnë deri në 2 vite

Më pas flokët tuaja do të duken 100 për qind natyrale, si dhe mundësojnë që floku juaj natyral të riparohet dhe të rritet i shëndetshëm.

ë foto rezultatet e klientes me metodën MICROBAND

Po ashtu, vlen të theksohet se gjatë aplikimit të flokëve nuk ka ngjitës, dhe flokët nuk kërkojnë kujdes shtesë, mjafton të vazhdoni me kujdesin e njëjtë si me flokët tuaj, pasi edhe flokët tuaj natyral rriten.