”Për LDK-n” – Krasniqi: Qytetarët kanë zgjedhur rrugën kundër bllokadës dhe regresit

Rrezarta Krasniqi, ish-deputete dhe tash kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor, në emisionin Debat Plus ka folur për pritjet e saj dhe të LDK-së në këto zgjedhje.

Ajo ka thënë se në terren, aty ku LDK po mban tubimet e saj, mbretëron një atmosferë ndryshe krahasuar me herën e kaluar.

“Nuk dua me thanë që ka ndryshu shumë, sepse kemi pasur tetë muaj. Populli e ka pa se çfarë bllokada kemi tash e tetë muaj dhe gjithçka është më ndryshe, atmosferë më pozitive, krejt janë për një qeverisje tjetër, jo çka ka ndodh prej vitit 2021 deri më 2025”, ka deklaruar ajo.

“Kemi pasur regres në shumë fusha dhe qytetarët tashmë e kanë marrë një rrugë tjetër, një rrugë kundër bllokadës, kundër regresit, për me votu LDK-në”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika