Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, së bashku me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi dhe Ardian Gola, janë parë duke punuar në tekstin të rezolutës së propozuar nga PDK për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999.
Ndërkohë, në seancën e Kuvendi i Kosovës, kjo rezolutë ka marrë mbështetje të gjerë nga deputetët. Me 86 vota për, është vendosur që ajo të trajtohet si pika e parë e rendit të ditës.
