“Për ne, publikja është e paprekshme”, LVV-ja reagon për bastisjen në Ndërmarrjen Publike Banesore

"...As në Kuvendin Komunal nuk na është mundësuar të diskutojmë për këtë problematikë, ndërkohë që pikërisht ky Kuvend është themelues dhe aksionar i vetëm i NPB-së. E pse ka ndodhur kjo, edhe këtu duhet të ketë hetim. Të gjithë duhet ta kenë të qartë një gjë: për neve, publikja është e paprekshme. Do të jemi të pakompromis dhe insistues në mbrojtje të interesit të qytetarëve"

Lëvizja Vetëvendosje

Gjatë ditë së mërkurë(sot) të 17 majit, Prokuroria Special ka njoftuar se autoritetet kanë kryer kontrolle në 12 lokacione të ndryshme, për të siguruar prova ndaj 11 personave zyrtarë, që dyshohen për keqpërdorime të pozitës zyrtare.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhër kontrollin  e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, në orët e hershme ka filluar kontrollin në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme, me qëllim të sigurimit të provave”, thuhet në njoftim, duke shtuar se njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarve H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B., të cilët në cilësinë e personave zyrtarë, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Lidhja e kontratës së dëmshme” dhe “Mashtrimi”.

Në lidhje më këtë, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke deklaruar se aksioni dhe veprimet e ditës së mërkurë (dje) dëshmojnë se veprimet e tyre (LVV-së) që i kanë ndërmarrë gjatë gjithë kohës kanë qenë të drejta dhe të argumentuara.

“Përmes mjeteve të informimit jemi njoftuar se pas më shumë se dy vitesh Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me urdhër të Prokurorisë, dje kanë zhvilluar një aksion bastisje në lidhje me rastin që ka të bëjë me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), konkretisht për projektin e dyshimtë dhe korruptiv në lagjen Lakrishte. Siç është i njoftuar opinioni, Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra e Prishtinës, më shumë se dy vite, vazhdimisht, e ka ngritur si shqetësim dhe ka sinjalizuar për këtë projekt që dëmton interesin publik. Me 8 gusht të vitit të kaluar kemi ngritur Padi ndaj NPB-së dhe operatorëve ekonomik që janë të përfshirë në këtë aferë dhe gjithashtu kemi kërkuar nga Gjykata vendosjen e masës së përkohshme. Përkundër provave të mjaftueshme që kemi deponuar dhe pas pritjes së pakuptimtë prej 71 ditësh për mbajtjen e seancës, kërkesa jonë për masë të përkohshme ishte refuzuar. Organet e drejtësisë hezituan gjatë për vepruar në këtë rast, edhe pse faktet ishin të qarta. Aksioni dhe veprimet e djeshme të Policisë së Kosovës e dëshmojnë qartë se veprimet që i kemi ndërmarrë gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë të drejta dhe të argumentuara”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë shtuar se publikja është e paprekshme dhe për këtë do të jenë të pakompromis në mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

“Kërkojmë nga organet kompetente që rasti të trajtohet me seriozitetin më të madh të mundshëm dhe personat përgjegjës të japin llogari për veprat e tyre. Për ne është e pakuptimtë dhe mjaftë shqetësuese heshtja e vazhdueshme e qeverisjes komunale për këtë çështje. As në Kuvendin Komunal nuk na është mundësuar të diskutojmë për këtë problematikë, ndërkohë që pikërisht ky Kuvend është themelues dhe aksionar i vetëm i NPB-së. E pse ka ndodhur kjo, edhe këtu duhet të ketë hetim. Të gjithë duhet ta kenë të qartë një gjë: për neve, publikja është e paprekshme. Do të jemi të pakompromis dhe insistues në mbrojtje të interesit të qytetarëve”, përfundon reagimi i tyre.

Bastisen 12 lokacione të ndryshme – dyshohet për keqpërdorim të pozitës, lidhje të kontratës së dëmshme dhe mashtrim

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika