“Për nxënësit e Luginës po vazhdon të kujdeset Qeveria e Republikës së Kosovës”

Deputeti shqiptar, në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se për nxënësit e Luginës po vazhdon të përkujdeset Qeveria e Republikës së Kosovës, gjersa shton se ndihma si kto duhet të vazhdojnë

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, ka njoftuar se nxënësit e Luginës po ndihmohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, tregon se ndarja e mbi 254 mijë eurove për nxënësit e Luginës është angazhim që po vazhdon.

“Me vendimin për ndarjen e 254,562.30 € për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore, në Luginë të Preshevës, Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon angazhimin për Luginën”, ka shkruar Kamberi.

Kamberi thekson se me këtë vendim që ka marrë Qeveria e Kosovës, i ka kursyer prindërit e nxënësve të Luginës sepse u ka mundësuar furnizimin me tekste shkollore pa pagesë, gjersa thekson se ndihma si këto duhet të vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika