Për shkak të lisë së majmunëve, New Yorku shpall gjendje të jashtëzakonshme

Të shtunën e 30 korrikut, Guvernatorja e New Yorkut, Kate Hochul, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë qytet për të parandaluar shpërthimin e virusit të lisë së majmunëve

Ilustrim

Përhapja e lisë së majmunëve është shqetësuese dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kate Hochul, Guvernatore e New Yorku-t, përmes një postimi në Twitter, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në ShBA për të parandaluar shpërthimin e virusit të lisë së majmunëve.

Hochul është shprehur se ka shpallur një emergjencë kombëtare fatkeqësie për të forcuar përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar përhapjen e lisë së majmunëve.

Guvernatorja e New Yorkut ka shkruar se ky urdhër ekzekutiv do t’i mundësojë të përgjigjen më shpejt dhe u lejon profesionistëve shëndetësorë të ndërmarrin hapa shtesë për vaksinimin e më shumë qytetarëve të New Yorkut.

Postimi i Guvernatores së New York-ut, Katie Hochul

Deri më 29 korrik në New York janë raportuar 1 mijë e 383 raste me linë së majmunëve dhe një në katër raste të lisë së majmunëve në SHBA është në New York.

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të siguruar më shumë vaksina, për të zgjeruar kapacitetin e testimit dhe për të edukuar njujorkezët sesi të qëndrojnë të sigurt”, u shpreh Hochul.

 

Spanja dhe Brazili raportojnë vdekjet e para nga lia e majmunëve në Evropë

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika