Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot në Debat Plus edhe kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili është edhe kandidat nga radhët e LDK-së për një mandat të ri.
Në debat do të jenë gjithashtu kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, si dhe kandidati i PDK-së, Uran Ismaili.
Prej javësh UBO Consulting ka zhvilluar matje për kandidatin më të pëlqyer nga qytetarët për kryeqytetin.
Nga këto matje të cilat i posedon Debat Plus, deri me tani kanë dalë si më të preferuarit tre emrat kryesorë të garës – Përparim Rama, Hekuran Çeku dhe Uran Ismaili.
Pikërisht këta tre kandidatët do të përballen më 9 tetor në debatin kryesor për Prishtinën.