Përballja Haxhiu-Millosheviq: ‘’Kur do t’u jepet shqiptarëve, e drejta që u takon – Republika e vet?’’

Baton Haxhiu, gazetar

Në takimin e fundit të modelit të konferencave të ish-kryetarëve të Republikave të Jugosllavisë më 6 mars 1991, në Brdo të Kranj të Sllovenisë, ku diskutohej rreth së ardhmes së Federatës, gazetari Baton Haxhiu kishte arritur të bëjë pyetje për dy liderët kryesor, atij kroat, Franjo Tudman dhe serb, Slobodan Millosheviq.

Albanian Post ka siguruar një video nga ajo konferencë, ku Haxhiu përfaqësonte javoren “Epoka”, të themeluar nga gazetari Migjen Kelmendi.

Gazetari Haxhiu pyet presidentin Kroat, Tudman “z.President i Kroacisë, ju jeni historian dhe nga librat tuaj duket se njihni mirë historinë e Ballkanit, a nuk ju duket që ky mini-samit i juaj i ngjan Kongresit të Berlinit të 1878-s, respektivisht Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, kur orkestri i Fuqive të Mëdha kënaqte kërkesat e Rusisë dhe mëkëmbësve të saj ballkanik, respektivisht zgjidhte interesat e tij në llogari të popullit shqiptar. A nuk po përsëritet kështu historia në formë tragjikomike?”

Presidenti kroat, Tudman përgjigjet në pyetjen e Haxhiut duke u pajtuar me të ”se historia shpesh përsëritet’’.

Franjo Tudjman

”Fatkeqësisht shpesh në formë tragjikomike si farsë [historia përsëritet]. Fatkeqësisht edhe njerëzisht e zakonshëm ashtu edhe burrështetasit me përgjegjësi, shpesh nuk nxjerrin mësimet dhe njohurit e nevojshme nga ngjarjet historike’’.

”Unë vet në bisedimet e sotme rikujtova disa përvoja nga periudha para Luftës së Parë Botërore, si dhe nga Lufta e Dytë Botërore për të cilat duhet pasur vëmendje. Por, ne po përballemi edhe me ndikimin e akterëve ndërkombëtar por, edhe me qasjen tonë të brendshme objektive dhe subjektive lidhur me këto çështje’’.

”Por, shpresoj që në këtë kohë, kohë kur Evropa po organizohet mbi baza tjera, kërkohen zgjidhje madje edhe të çështjeve regjionale dhe jo vetëm atyre të mëdha kombëtare, që edhe këto vise do të ngadhënjejë vlerat e parimeve të të drejtave të njeriut, demokracisë por edhe të drejtave kombëtare. Mbi të gjitha unë jam një optimist i moderuar’’.

Gazetari Baton Haxhiu menjëherë pas pyetjes për Tudman, kishte shtruar një pyetje të nxehtë edhe për liderin serb Sllobodan Millosheviq i cili, pas krimeve që ushtria jugosllave do të kryente gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë, do të njihej edhe si “Kasapi i Ballkanit’’.

Haxhiu i thotë Millosheviqit se meqë si kriter modern për krijimin e shtetit është numri i banorëve dhe vullneti politik i popullatës, pse Kosovës s’i jepet e drejta që i takon.

”Kur do të lirohet politika serbe nga mitologjia e shekullit XIX-të; dhe t’i lejojë popullit shqiptar në Kosovë të arrijë të drejtën legjitime që i takon e që është, të ketë Republikën e vet, si shpresoj unë, në Unionin e ardhshëm të republikave sovrane?’’

Sllobodan Millosheviq

Nga reagimi, Millosheviq-it kjo pyetje duket se nuk i pëlqen fare dhe mundohet të japë një përgjigje të shpejtë dhe të prerë ashtu siç kishin vepruar liderët e republikave në pajtim të plotë mes vete, duke përjashtuar delegacionet e Krahinave, Kosovës dhe Vojvodinës nga këto lloj konferencash.

”Ne, shqiptarëve mund tu ofrojmë vetëm barazi dhe asgjë më shumë se barazi. Ata janë qytetarë të Serbisë’’.

”Shtet të veçantë në tokën e Serbisë nuk mund tu ofrojmë’’, i ishte përgjigjur Millosheviq pyetjes së Haxhiut.

Nga video e siguruar nga Albanian Post, në konferencë, afër Haxhiut, shihet edhe gazetarja Besa Çeku, asokohe gazetare e RTP-së në Zagreb – programi në gjuhën shqipe.

Pas këtij takimi të liderëve të republikave të ish-Jugosllavisë, ishte mbajtur edhe një takim në Bosnje, por pa marrëveshje mes liderëve. Kjo kishte bërë që të mos ketë as konferencë për media.

Pak kohë më vonë, me luftë, krime dhe gjenocid, filloi edhe shpërbërja e Jugosllavisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika