Përdhunoi dhe mbyti 12-vjeçaren, për herë të parë një grua në Francë dënohet me burg të përjetshëm

Dahbia Benkired është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e 12-vjeçares Lola Daviet në vitin 2022, duke u bërë edhe gruaja e parë në Francë që merr një dënim të tillë.

Një gjykatë e Parisit u dha dënimi maksimal për 27-vjeçaren, Dahbia Benkired, të premten, pas u shpall fajtore për përdhunimin, torturën dhe vrasjen e Lola Daviet, trupi i së cilës u gjet në një qese plastike jashtë shtëpisë së saj në verilindje të Parisit, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.

Gjatë gjithë gjyqit, Dahbia Benkired nuk shfaqi emocione dhe nuk tregoi asnjë reagim gjatë leximit të vendimit.

Krimi e tmerroi Francën dhe shkaktoi debat politik pasi doli në pah se Benkired, e lindur në Algjeri, ishte pa dokumente dhe ishte urdhëruar të largohej nga vendi dy muaj para vrasjes.

Trupi i Lolës u gjet i futur brenda një qeseje plastike në një rrugë të Parisit pranë shtëpisë së saj. 12-vjeçarja ishte kthyer nga shkolla më 14 tetor 2022 në ndërtesën në verilindje të kryeqytetit francez ku prindërit e saj punonin si portierë.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan Benkired, e cila ishte e pastrehë dhe e papunë, por që qëndronte në apartamentin e motrës së saj në të njëjtën ndërtesë, duke takuar fëmijën pak pas orës 3 pasdite.

Kur Lola nuk u kthye në shtëpi, prindërit e saj ngritën alarmin. Një orë e gjysmë më vonë, Benkired u pa përsëri në kamera në hollin e hyrjes së ndërtesës, e rrethuar nga valixhe, përfshirë qesen e madhe ku do të gjendej më vonë trupi i vajzës.

Benkrired u arrestua pak më vonë dhe, pas vlerësimeve të shumta psikiatrike, u konsiderua e aftë për t’u gjykuar. Ajo është mbajtur në burgun Fresnes, në jug të Parisit, për tre vitet e fundit.

Në gjykatën e Parisit të premten, pas një deklarate mbyllëse njëorëshe, prokurori i përgjithshëm kërkoi një dënim me burgim të përjetshëm të pakthyeshëm. Vetëm një numër i vogël dënimesh të tilla janë dhënë që nga futja e tij në vitin 1994.

Dënimi, i referuar ndonjëherë si “burgim i përjetshëm i vërtetë”, do të thotë se nuk ka mundësi lirimi të parakohshëm ose ulje të kohëzgjatjes së dënimit.

Megjithatë, ligji francez lejon një rishikim pas 30 vjetësh, me kërkesë të personit të dënuar. Një panel i posaçëm prej pesë gjyqtarësh nga Gjykata e Kasacionit, gjykata më e lartë e vendit, mund të autorizojë lirimin, por vetëm nëse nuk përbën kërcënim serioz për rendin publik dhe pas konsultimit me familjet e viktimave.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika