![Denali dhe Liqeni Uonder, Parku Kombëtar i Denalit [Denali and Wonder Lake, Denali National Park and Preserve, 1948]](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2023/08/Denali-dhe-Liqeni-Uonder-Parku-Kombetar-i-Denalit-Denali-and-Wonder-Lake-Denali-National-Park-and-Preserve-1948-696x392.jpg)
Ansel Adams është një prej gjigantëve të fotografisë së shekullit XX, i vlerësuar për fotografitë e tij – me pllakat me shtresë argjendi – të parqeve kombëtare që janë bërë ikona të natyrës së egër të ShBA-së.
Një kampion i pasionuar i fotografisë, si një formë legjitime e artit të bukur, imazheve të tij më mahnitëse iu referua si “Mona Lisa”.
Por, Adamso ishte gjithashtu konservator i palodhur dhe mbrojtës i natyrës ,i cili e kuptoi fuqinë e një imazhi të fortë për të ndikuar në opinionin publik dhe politik.
Imazhet e tij emocionuese të parqeve kombëtare të ShBA-së, pa dyshim se e kanë frymëzuar gjithmonë dëshirën për ta mbrojtur botën natyrore.
Por, imazhet e tij më pak të njohura të puseve të naftës dhe të peizazheve të shkatërruara në Luginën Uens të Kalifornisë, kanë marrë gjithashtu rëndësi të re në epokën e sotme të ndryshimeve klimatike.