Perëndimi amerikan nga Ansel Adamsit

Por shkretëtira e Amerikës shkëlqen në një shfaqje në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston që zbulon sesi ndërhyrja njerëzore ka ndryshuar madhështinë e maleve të purpurta

Ansel Adams është një prej gjigantëve të fotografisë së shekullit XX, i vlerësuar për fotografitë e tij – me pllakat me shtresë argjendi – të parqeve kombëtare që janë bërë ikona të natyrës së egër të ShBA-së.

Një kampion i pasionuar i fotografisë, si një formë legjitime e artit të bukur, imazheve të tij më mahnitëse iu referua si “Mona Lisa”.

Por, Adamso ishte gjithashtu konservator i palodhur dhe mbrojtës i natyrës ​,​i cili e kuptoi fuqinë e një imazhi të fortë për të ndikuar në opinionin publik dhe politik.

Imazhet e tij emocionuese të parqeve kombëtare të ShBA-së, pa dyshim se e kanë frymëzuar gjithmonë dëshirën për ta mbrojtur botën natyrore.

Por, imazhet e tij më pak të njohura të puseve të naftës dhe të peizazheve të shkatërruara në Luginën Uens të Kalifornisë, kanë marrë gjithashtu rëndësi të re në epokën e sotme të ndryshimeve klimatike.

Porta e Artë para urës [The Golden Gate Before the Bridge, 1932]
Ekspozita “Ansel Adamsi në kohën tonë”, e hapur [në Muzeun “de Young”] në San Francisko, shfaq disa nga veprat e tij më të njohura, si dhe ato që janë më pak të njohura, duke zbuluar mënyrat në të cilat imazhet e tij të fuqishme vazhdojnë të ndikojnë sot në mbrojtjen e mjedisit.

Kullimi i stuhisë dimërore, Parku Kombëtar i Jasemitit [Clearing Winter Storm, Yosemite National Park, c 1937]
Tetoni dhe Lumi Snejk, Parku Grand Teton [The Tetons and Snake River, Grand Teton National Park, Wyoming, 1942]
Drunjtë e djegur, Lugina Ouens [Burned Trees, Owens Valley, California, c 1936]
Shiu, Lugina e Jasemitit [Rain, Yosemite Valley, California, c 1940]