Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari Elezaj në Klinë marrin mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli e kanë vizituar sot Komunën e Klinës, ku janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin Elezaj me misionin e platformës “Liria ka Emër” dhe me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Ata shprehën mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Kryetari i Komunës dhe qyteti i Klinës.

“Kur mbështetja për drejtësi vjen nga secila komunë, kjo kauzë merr edhe më shumë peshë. Më 17 shkurt, marshojmë bashkë për drejtësi të vërtetë, jo të politizuar”, tha Hoxha.

“E falënderojmë kryetarin për pritjen që na e bëri dhe gatishmërinë e tij për ta mbështetur pa rezervë Marshin”, tha Tasholli.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg çdo ndikimi politik, u zotua për mobilizim gjithëkomunal për këtë Marsh.

“Marshi “Drejtësi, jo politikë” është një thirrje e drejtë qytetare dhe i ftoj qytetarët e Klinës, por edhe të gjithë Kosovën, që më 17 shkurt të jenë pjesë e këtij marshimi paqësor për drejtësi të vërtetë”, ka theksuar ai.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës dhe me të gjithë akterët e rëndësishëm të shoqërisë për mobilizim sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika