Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takojnë kryetarin e Rahovecit, sigurojnë mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj të takimeve nëpër Kosovë, me një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit. Dy themeluesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e platformës prezantuan misionin dhe aktivitetet e “Liria ka Emër”, me theks të veçantë në fushatën e mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Eliza Hoxha, bashkëthemeluese e platformës, theksoi se ky Marsh është një thirrje qytetare për drejtësi të paanshme.

“Kërkojmë mbështetje që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet fuqishëm më 17 shkurt”, shtoi ajo.

Ndërsa, Ismail Tasholli ndër të tjera tha se mobilizimi në çdo komunë të Kosovës është thelbësor për përçimin e mesazhit të Marshit.

“Marshi “Drejtësi, jo politikë” është reagim i domosdoshëm kundër shndërrimit të drejtësisë në instrument politik”, shtoi Tasholli.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë qytetare, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të parimeve të drejtësisë.

“Drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë. Kjo është një kauzë që meriton mbështetje,” tha Latifi.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjithë Kosovën, me qëllim mobilizimin sa më të gjerë qytetar për pjesëmarrje masive në Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika