Përformim i veçantë i bendit “Bulza me djemtë“ në Radio Dukagjini

E marta e “Super Trend-it” kësaj jave solli dy mysafirë mjaft të veçantë.

“Bulza me djemtë“, ky është emri i një bendi muzikor ku bëjnë pjesë 4 artistë, Bulza Havolli, Elvis Mulaj, Yzeir Meha dhe Qëndrim Lluka.

Bulza e Elvisi ishtin të ftuar sonte në kuadër të emisionit “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin, në Radio Dukagjini, ku Bulza me një zë tejet të veçantë, e Elvisi me tingujt e bukur të kitarës disponuan studion e Radio Dukagjinit me muzikë live.

Bulza e cila është e diplomuar në katedren e operës në Universitetin e Arteve deklaroi se si grup janë së bashku tash e 3 vjet, duke marrë pjesë në festivale të ndryshme, e duke përformuar rregullisht në vende të ndryshme.

Havolli tutje theksoi se secili pjesëtar i grupit sjell diçka unike në bend, dhe se kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika