Përfshihet në një rrahje jashtë detyrës zyrtare, IPK arreston policin për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, pas një incidenti që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të IPK-së, rasti fillimisht ishte raportuar si rrahje në progres mes disa personave, ku dyshohej se ishte përfshirë edhe zyrtari policor, i cili ndodhej jashtë detyrës zyrtare dhe në rroba civile.

Pas ndërhyrjes në vendin e ngjarjes dhe zhvillimit të veprimeve hetimore, IPK ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Pas pranimit të informacioneve hetuesit e Inspektoratit Policor i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, është arrestuar zyrtari policor (jashtë detyrës zyrtare dhe në rroba civile) me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” të cilit me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e përkohshëm ndaj zyrtarit në fjalë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika