Përfundoi takimi i Komisionit të përzier historiko-arsimor i RMV-së dhe Bullgarisë, nuk ka marrëveshje konkrete

Propozim-rekomandimet për librat shkollorë të Maqedonisë së Veriut për klasën e VII dhe për shënime të mundshme të përbashkëta, ishin tema të bisedimeve të takimit të 36-të të Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje të historisë dhe arsimit që u mbajt dje dhe sot në Shkup.

“Lidhur me propozim-rekomandimet, sërish erdhën në shprehje pikëpamjet dhe kuptimet e ndryshme. Sa i përket shënimeve të mundshme të përbashkëta, u bisedua në mënyrë parimore, dhe jo sipas propozimeve konkrete”, kumtoi ekipi i vendit tonë nga Komisioni i përbashkët multidisiplinor për çështje historike dhe arsimore.

Pa marrë parasysh qasjet dhe mendimet e ndryshme, ekipi i Maqedonisë së Veriut nga Komisioni, siç cekin nga atje, insiston për kurs proaktiv, duke u angazhuar me atë rast për gjetjen e zgjidhjeve konstruktive dhe të qëndrueshme, të bazuara në praktikat pozitive evropiane, me respekt të ndërsjelltë të së drejtës së perceptimit të ndryshëm ndaj të kaluarës.

Në takim është nënshkruar Procesverbali nga takimi i 29-të nga shkurti i vitit 2024 dhe u konstatua dinamika për punë në gjysmëvjetorin e dytë.

Dje kur u paralajmërua takimi i Komisionit, si temë bisede përveç librave shkollorë të klasës së shtatë në vend, ishte cekur edhe mundësia për shënim të përbashkët të Goce Dellçevit.

Përbërja e re ekipit të vendit nga komisioni i përbashkët ishte zgjedhur nga Qeveria më 10 shtator 2024. Kryetar i ekipit të Maqedonisë së Veriut në komisionin e përbashkët është Vanço Gjorgjiev, profesor në Fakultetin filozofik në Shkup, ndërsa krahas Mitko Panovit, anëtarë në Komision janë edhe Aleksandar Litovski, Nikolla Minov, Sasho Dodevski, Besnik Emini dhe Dimitar Ljorovski. Kryetari Vanço Gjorgjiev më herët ishte anëtar i Komisionit, por e braktisi atë në vitin 2021. Vendimi për t’u tërhequr nga Komisioni, siç deklaroi atëherë, ushte sepse përballej me presione politike në punën e tij.

Komisioni i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore u formua si rezultat i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bulglarisë, nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017.

Deri më tani komisioni ka miratuar rekomandime për shënim të përbashkët të pesë personaliteteve historike – Vëlletërit e shenjtë Cirili e Metodi, Shën Naumin e Ohrit, Shën Klimentin e Ohrit dhe Mbretin Samoil dhe nga pesë rekomandime për dnryshime në librat shkollorë të historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe për klasën e pestë në Bullgari.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika