Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Në Hagë dëshmitari i 60-të ka mbyllur fazën e dëshmisë, por seanca u ndërpre për shkak se nuk kishte dëshmitarë tjetër të gatshëm. Gjykimi do të rinisë më 6 maj, me një vonesë prej 45 minutash në transmetim

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmia e këtij dëshmitari, e cila u dëgjua në seancë të mbyllur për publikun, mbaroi brenda sesionit të paradites.

Si rrjedhojë, për arsye se nuk kishte dëshmitar tjetër gati, pjesa tjetër e seancës nuk u mbajt.

Sipas trupit gjykues, Charles Smith III, seanca e paraparë për nesër do të anulohet dhe gjykimi do të rinisë javës tjetër, përkatësisht të hënën më 6 maj 2024 duke filluar nga ora 09:00 me 45 minuta vonesë në transmetim.

Mbrojtja kërkon që një prej dëshmive që do të dëgjohet javën e ardhshme të mos ketë vlerë provuese në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Eric Tully, sot (1 maj) në emër edhe të ekipeve të tjera mbrojtëse kërkoi që njëra nga dëshmitë që pritet të dëgjohet javën e ardhshme të mos ketë vlerë provuese në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tully ka deklaruar se parashtrimi i tyre lidhet me një album fotografish që dëshmitari është pyetur gjerë e gjatë, ndërsa mbrojtja nuk i ka në dispozicion. Avokati tha se ZPS-ja iu kishte thënë që as ata nuk i kanë në zotërim këto fotografi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kjo ka të bëjë lidhur me kërkesën e përdorimit të rregullës 154 për të ndjekur përmes videolidhjes dëshmitarin e javës së ardhshme. Ekipet e mbrojtjes nuk e kundërshtojnë këtë kërkesë për vidolidhje, por kemi një koment lidhur me një prej dokumenteve që do të përdoren. Bëhet fjale për materialin 021672021673 i redaktuar, lidhet me dëshminë në një procedurë hetimore. Janë faqe që gjenden në materialin… ku dëshmitari është pyetur gjerë e gjatë lidhur me një album fotografish. Desha të thoja që neve nuk na e kanë dhënë albumin me fotografi dhe prokuroria thotë që as ata nuk e kanë në zotërim këtë album të fotografive. Kështu që ne mendojmë që kjo dëshmi nuk duhet të ketë vlerë provuese. Ndryshe, nuk do ta kundërshtojmë pjesën për videolidhje”, ka thënë Tully.

Lidhur me këtë parashtrim të ekipeve mbrojtëse, nuk patën asgjë për të thënë përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ndërsa, seanca vazhdoi e mbyllur për publikun për t’u dëgjuar dëshmitari. / “Betimi për Drejtësi”.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika