Përfundon faza e dytë e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës

Rusia dhe Ukraina këmbyen qindra të burgosur të shtunën, si pjesë e fazës së dytë të shkëmbimit të madh që përfaqëson njërin ndër momentet e rralla të bashkëpunimit mes dy vendeve, ka raportuar AP.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Ministria ruse e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se secila palë solli në shtëpi nga 307 ushtarë, një ditë pasi të dyja vendet kishin dorëzuar secila nga 390 ushtarë dhe civilë.

Lajmi u bë i ditur vetëm disa orë pasi Kievi u godit nga një sulm masiv me dronë dhe raketa nga Rusia, që la të paktën 15 persona të plagosur, sipas zyrtarëve lokalë.

Shpërthimet u dëgjuan në tërë Kievin, ndërsa shumë njerëz kërkuan strehim në stacionet e metrosë.

Në bisedimet e mbajtura në Stamboll këtë muaj, që shënuan herën e parë që të dyja palët u takuan ballë për ballë për bisedime paqeje që nga pushtimi i plotë rus në vitin 2022, Kievi dhe Moska ranë dakord të shkëmbenin nga 1,000 të burgosur lufte.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika