Përfundon regjistrimi, sa është numri i banorëve në Luginë? Flet Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës

Ka përfunduar regjistrimi i banorëve në Luginë të Preshevës. Me gjithë tentimin e Serbisë për pasivizimin e listave të qytetarëve shqiptarë, rezultatet në fund duken të kënaqshme.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në emisionin “Five”, ka thënë se janë regjistruar rreth 123 mijë shqiptarë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Sot kemi marrë rezultatet preliminare nga enti i statistikave të Serbisë, ku verifikohen shifrat tonë që i kemi arritur rreth regjistrimit të muajit tetor, që jemi rreth 60 mijë shqiptarë në Preshevë dhe 123 mijë shqiptarë në Preshevë, Buajnovc dhe Medvegjë”, ka thënë ai.

Arifi tha se sipas informatave që i posedon nuk ka keqpërdorime të këtyre shifrave, por sipas tij, rreziku ekziston në interpretimin e tyre nga shteti i Serbisë.

Më tej, ai ka shtuar se Beogradi është duke i ndarë banorët e Luginës, në banorë rezidentë dhe jorezidentë.

“Janë konfirmuar shifrat tona, nuk ka pasur ndonjë keqpërdorim të shifrave, mirëpo në anën tjetër janë ndarë këto shifra, shihet ashiqare që Beogradi tenton që të interpretojë shifrat në favor të vetin. Në komunë të Preshevës, kanë cekur se kush janë rezidentë dhe kush jo. Këtu janë 60 mijë, prej të cilëve, 35 mijë janë rezidentë kurse 15 mijë nuk janë rezidentë”, ka thënë ai.

Kjo tendencë e shtetit serb, sipas Arifit, është për ta zbehur rolin apo numrin e shqiptarëve në Serbi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika