Përfundon rinumërimi në Kaçanik – deri në 100 vota dallim për një kandidat

Kaçaniku është komuna e dytë që ka përfunduar rinumërimin e votave e ku janë vërejtur dallime të konsiderueshme mes numërimit fillestar dhe rinumërimit nga KQZ në kandidatë. Mbi 100 vota dallim janë evidentuar tek PDK por edhe te LVV. Ndërkaq në nivel vendi, rinumërimi ka treguar humbje votash për disa figura kryesore nga VV, PDK dhe LDK, ndërsa disa kandidatë kanë shënuar rritje të vogla.

Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit.

Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të QKN-së dhe rinumërimit.

Diferencë e madhe votash i doli kandidates për deputete nga radhët e Partisë Demokratike, Kosovare Murseli, 100 vota më pak, saktësisht 3,889 vota nga 3,989 vota sa kishte në këtë komunë.

Ndërkaq, ish-kryetarit të kësaj komune, Besim Ilazi i dolën 53 vota më pak.

Kandidatit Elmi Reçica iu shtuan 24 vota ndërsa Përparim Grudës, 23.

Në bazë të rinumërimit të votave, nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidati për deputet Jeton Raka është kandidati me më shumë vota të humbura, saktësisht 78 nga 5,756 vota sa kishte.

I dyti pas tij del se është Albin Kurti me 44 vota më pak e pas tij, Glauk Konjufca me 20 më pak.

Diferenca të mëdha nuk pati në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Lumir Abdixhiku humbi dy vota, njësoj sikurse Hykmete Bajrami.

Ukë Rugova doli me pesë vota më shumë ndërsa Paris Guri, me 11.

Nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj morri tre vota ndërsa më së shumti humbi Hafize Sallahi, 15 vota më pak.

Në nivel vendi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbi 100 vota më pak.

Pas tij radhitet, Ejup Maqedonci me 96 më pak dhe Glauk Konjufca me mbi 80 më pak.

Diferencë të madhe të votave ka pësuar Filiz Mustafa me afro 300 vota më pak.

Nga radhët e PDK-së kryeson Kosovare Murseli me mbi 100 vota më pak, e ndjekur nga Besim Ilazi me 51 ma pak.

Ndërsa në Lidhjen Demokratike, në nivel vendi Lumir Abdixhiku ka humbur mbi 20 vota ndërsa Ukë Rugova ka fituar mbi dhjetë.

Mbi 20 vota ka humbur Xhafer Gashi ndërsa Hykmete Bajrami, ka humbur sa gjysma e tij.

Në rinumërim 100 përqind mbesin Komuna e Leposaviqit, Prizrenit, Skenderajt, Shtimes, Ferizajt, Vushtrrisë, Mamushës dhe Ranillugut.

Kurse në 28 komunat tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve.

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika