Përfundon samiti i Brdo-Brijunit, i bëhet thirrje BE-së t’i dalë në ndihmë Ballkanit për krizën energjetike

Ka përfunduar takimi i 11-të i Brdo-Brijunit, i mbajtur në Slloveni. Në këtë takim janë miratuar gjashtë konkluzione, disa nga to kanë të bëjnë me ndihmën e BE-së për krizën me energji në Ballkan si dhe me liberalizimin e vizave

Samiti i 11-të i Brdo-Brijunit, në Slloveni

Ka përfunduar samiti i 11-të i Brdo-Brijunit, i cili u mbajt në Slloveni në nivel të liderëve, ku u diskutua në lidhje me situatën e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i vendit nikoqir, Borut Pahor, ka shkruar në Twitter se në takimin e mbajtur janë miratuar gjashtë konkluzione.

Konkluzioni i pestë i miratuar, i bën thirrje BE-së t’u dalë në ndihmë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në zbutjen e pasojave të krizës ekonomike si dhe të asaj me energji.

Po ashtu, një nga pikat e miratura i bën thirrje BE-së që t’i heqë vizat për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, deri në fund të vitit 2022.

Konkluzionet e miratuara janë:

1. Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, zgjerimi është më shumë se kurrë gjeopolitikë. një pyetje. 2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim. 3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat Bosnje dhe Hercegovinës deri në fund të vitit 2022. 4. Ne bëjmë thirrje për një regjim pa viza për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022 5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike. 6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe për të hapur çështjet në rajon”, ka shkruar në Twitter, Pahor.

“I pyetur se nga gazetarët në konferencën për media pas përfundimit të samitit, se a është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, dhe se a i është kërkuar Serbisë të njohë Kosovën, Pahor tha se dialogu ka qenë temë diskutimi, por askujt nuk i është kërkuar të bëjë diçka”, raporton Telegrafi.

Në takimin 11-të në procesin Brdo-Brijunit, që po mbahet në nivel presidentësh, është duke marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika