“Përgjegjësia mbetet te LVV-ja”, Abdixhiku kërkon marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, duke theksuar se vendimi ka sjellë qartësi të nevojshme në një moment të rëndësishëm institucional për vendin dhe duhet të respektohet nga të gjithë.

Abdixhiku ka theksuar se ky vendim nuk i jep epërsi askujt, por rikthen procesin në Kuvend dhe u jep deputetëve afat për të përmbushur detyrimin për zgjedhjen e presidentit.

“Ky vendim nuk krijon epërsi për askënd. Ai e rikthen procesin në Kuvendin e Republikës dhe u jep deputetëve edhe një afat për të përmbushur detyrimin për zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore mbetet te shumica parlamentare, e cila “ka pasur kohën dhe mundësinë për të përmbyllur procesin dhe duhet të ofrojë zgjidhje”.

Sipas tij, çështjet e tilla nuk mund të zgjidhen me imponim, por vetëm përmes marrëveshjeve politike, ndërsa presidenti duhet të jetë figurë bashkuese që garanton unitet dhe balancë institucionale.

“Lidhja Demokratike e Kosovës beson se çështje të tilla nuk zgjidhen me imponim, por me marrëveshje politike ndërmjet forcave përfaqësuese. Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë bashkuese, që reflekton unitet, garanton balancë institucionale dhe nuk është zgjatim i shumicës. Në këtë frymë, LDK mbetet e gatshme të kontribuojë në çdo përpjekje serioze për zgjidhje, që garanton stabilitet dhe funksionim normal të institucioneve. Por, njëkohësisht, nuk do të bëhet alibi e dështimeve të askujt”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka shtuar se veprimet e presidentes Vjosa Osmani, përfshirë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, kanë qenë në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues dhe shmangies së një vakumi institucional në një situatë të paqartë juridike.

Ai ka theksuar se në rast të mungesës së marrëveshjes politike për 34 ditët e ardhshme, LDK-ja do të jetë e bashkuar dhe e përgatitur për çdo proces të ri zgjedhor, me qëllim ofrimin e zgjidhjeve të reja për vendin.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika