Përhapja e shpejtë dhe e hershme e gripit të shpendëve në Evropë ngjall frikën për krizë

Gripi i shpendëve është duke u përhapur me shpejtësi në Evropë, duke paraqitur numrin më të lartë të shteteve që raportojnë shpërthime të hershme gjatë një dekade.

Kjo gjë ka ngritur shqetësime tek shumë shtete për përsëritjen e një prej krizave të kaluara kur gjatë përballjes me gripin e shpendëve u eliminuan dhjetëra milionë shpendë dhe cmimet e ushqimeve u rritën, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Përhapja e gripit të shpendëve shumë patogjen, i quajtur zakonisht grip shpendësh, është një shqetësim për qeveritë dhe industrinë e shpendëve për shkak të shkatërrimit që mund t’u shkaktojë tufave, kufizimeve tregtare dhe rrezikut të një pandemie të re.

Sëmundja, e përhapur kryesisht nga shpendët e egër migrues, shkaktoi 56 shpërthime në 10 vende të BE-së dhe Britani nga gushti deri në mesin e tetorit, kryesisht në Poloni që njihet si prodhuesi kryesor i shpendëve në BE – Spanjë dhe Gjermani, tha organi francez i mbikëqyrjes së shëndetit të kafshëve ESA.

Vitin e kaluar pati 31 shpërthime në nëntë vende gjatë së njëjtës periudhë.

“Të gjitha këto raste në Evropë tregojnë se virusi është larg zhdukjes”, tha Yann Nedelec, drejtor i grupit francez të industrisë së shpendëve Anvol.

Që nga raporti i fundit i ESA-s, Belgjika dhe Sllovakia këtë javë raportuan rastet e para të gripit të shpendëve për këtë sezon, tha të mërkurën Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve, gjë që e shtyu Belgjikën të urdhëronte që të gjitha shpendët të mbaheshin brenda.

Rreziku i gripit të shpendëve për njerëzit mbetet i ulët, teksa shumica e njerëzve të infektuar që kanë qenë në kontakt të ngushtë me kafshët e infektuara, por virusi duhet të monitorohet pasi përhapet gjithnjë e më shumë tek gjitarët, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika