Përleshen në mes vete dy grupe në Rahovec, lëndohen 5 burra

Pas përleshjes në Rahovec në mes dy grupeve, katër persona janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë. Nuk raportohet për të arrestuar

Policia e Kosovës

Pesë burra kanë pësuar lëndime si shkak i një përleshjeje në mes dy grupeve pas një mosmarrëveshjeje të premten.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Ratkoc të Rahovecit. Ndërkaq, njëri prej të lënduarve po vazhdon trajtimin në Spitalin rajonal të Gjakovës, gjersa katër të tjerët janë liruar.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/ Fsh. Ratkoc, Rahovec 21.04.2023 – 14:00. Pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe, ku si pasojë lëndime marrin pesë viktima meshkuj kosovarë. Katër viktimat janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika