Përleshen tre vëllezër në Obiliq, arrestohen dy prej tyre

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vëllai i tretë, i mitur, është liruar në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Janë arrestuar dy nga tre vëllezërit, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete, në Obiliq.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vëllai i tretë, i mitur, është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas një mosmarrëveshje rreth një mjeti të përbashkët janë sulmuar fizikisht tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër i mitur është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika