Përleshja në aeroport – shtatë persona shoqërohen në polici

"Lidhur me këtë rast, nga njësitet policore të Lipjanit, në stacion janë shoqëruar shtatë persona, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje"

Pamje nga vendi i ngjarjes

Në një video, të cilën e ka siguruar Dukagjini, shihen disa persona duke u rrahur në Aeroportin e Prishtinës, gjatë ditës së diel, të 30 prillit.

Ndërsa, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje në lidhje më rastin. Ajo ka bërë të ditur se dy persona kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa, shtatë persona janë shoqëruar në stacion policor, si të dyshur se kanë qenë të përfshirë në rrahje.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i  nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast, nga njësitet policore të Lipjanit, në stacion janë shoqëruar shtatë persona, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika