Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 4 janarit, rreth orës 20:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Sipas njoftimit të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur dy grupe rivale, ku janë përfshirë pesë persona të dyshuar kosovarë dhe një viktimë burrë.
Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të grupit, duke plagosur dy persona të dyshuar dhe viktimën.
Policia bën të ditur se dyshohet se në rast kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar dhe ndodhen në arrati.
Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohen nga autoritetet.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.