Është përmbyllur projekti CREATResili, i implementuar nga Fondacioni Jahjaga, një iniciativë që synon fuqizimin ekonomik dhe social të grave të margjinalizuara në Kosovë.
Presidentja, themeluesja dhe kryetarja e Fondacionit Jahjaga, Atifete Jahjaga, theksoi se projekti, i cili nisi dy vite më parë, do të ketë një ndikim të qëndrueshëm në përmirësimin e jetesës së grave.
“CreatResili është një projekt që përplot mbi dy vite është duke punuar intensivisht me grupet e margjinalizuara, kryesisht të grave në gjithë territorin e Kosovës, ku ka filluar si një iniciativë shumë e vogël para shumë vitesh me projektin 1 në 3, sepse 1 në 3 gra në botë – këto nuk janë vetëm statistika të Kosovës, por edhe në nivelin global, janë viktima të dhunës, qoftë asaj fizike apo asaj psiqike, qoftë në familje apo në vende të punës apo si shoqëri në tërësi. Dhe qëllimi kryesor i Fondacionit Jahjaga që nga fillimi i punës së këtij institucioni ka qenë fuqizimi ekonomik i grave dhe fuqizimit të grave të margjinalizuara. Kemi pas qellimin që storjet e këtyre grave dhe puna e këtyre grave të del përtej kufive të Kosovës”, tha Jahjaga.
Jahjaga, tha se fal përkushtimit të madh të grave, kemi arritur të nxjerrim vepra të mirëfillta të artit.
“E gjithë kjo ka qenë si një pjesë e një procesi, një anë e ka bërë fuqizimin e tyre si gratë e shoqërisë tanë në anën tjetër Ka kontribuar që përmes artit dhe kreativitetit, sepse asnjëri nga ne nuk e dimë se me të vërtetë çka fshihet me të vërtetë përbrenda nesh që shumë herë edhe gjatë pjesëve të ndryshme të programit kur kam shkuar edhe i kam vizituar, unë asnjëherë nuk e kam marrë me mend që nga këto gra do të dalin këto vepra të mirëfillta të artit, që janë dizajnuar nga dizajnerë por me imputin e jashtëzakonshëm të këtyre grave. Por mbi të gjitha është rrjetëzimi që është bërë mes të gjitha këtyre grave që është ndërtuar një raport shumë i fuqishëm që edhe pas përfundimit të këtij projekti që është vetëm përfundim formal, faktikisht këto vazhdojnë të punojnë dhe të jenë shumë të afërta me njëra-tjetrën sepse nuk është vetëm kjo kauzë por çfarë këto gra kanë përjetuar që i ka sjell këtu së bashku që përmes punës së tyre këto të fuqizojnë edhe pas përfundimit të projektit vetvetën dhe shoqërin tanë”, tha ajo.
Ajo tha se projekti është treguesi më i mirë se kur bashkojmë forcat, mund të arrijmë rezultate konkrete.
“Jemi sot këtu që neve vetëm kemi depertu në tregun e rajoni por kemi depertu në tregun evropian . Kjo ka qenë një testë së çfarë mund të bëhet kur forcat bashkohen kur energjitë bashkohen dhe kur qëllimi i mirë më të vërtetë mund ta ze vendin e vet dhe me partner të mirë me organizata të besueshme si Qeveria Hungareze Hungary Helps, Gjirafën ne kemi në plan të vazhdojmë këtë kontribut përms Fondacionit Jahjaga të fuqizohen gratë e rinia që është potenciali me i madh i Kosovës deri me tani”, tha ajo.
E Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Hungary “Helps” Peter Kovács tha se qëllimi i këtij projekti është tu dalim në ndihmë grave të Kosovës.
“Ky projekt, është implementuar nga agjencia “Hungaria Ndihmon” dhe Fondacioni Jahjaga në Kosovë, Pro Progresione në Hungari si dhe Gjirafa në Shqipëri. Është një bashkim i katër trupave të ndryshme, por qëllimi ishte një dhe i vetëm, që t’i ndihmojmë gratë në Kosovë, për të krijuar mundësi për to, t’i trajnojmë për dizajnin shoqëror, t’ua mundësojmë që mbështesin vetën, të kenë më shumë mundësi për jetesë, dhe të dalin nga situata ku janë.
Programi Hungaria Ndihmon, është program ndërkombëtar humanitar dhe zhvillimor hungarez, që është krijuar para shumë vitesh. Me Fondacionin Jahjaga punojmë që nga viti 2021. Filluam me qendrën rinore në Kamenicë në vitin 2021, dhe në vitin 2023 vendosëm së bashku të lansojmë një program në dizajnin shoqëror për të ndihmuar gratë që veçse ndihmohen nga Fondacioni Jahjaga.
Ne paraqitem propozimin tonë Komisionit Evropian dhe u pranua, andaj ne filluam rrugëtimin e përbashkët në vitin 2024. Tani jemi në fund të programit, mendoj se është evidente se ishte një program shumë i suksesshëm, jemi shumë krenarë, por gjëja më e rëndësishmë është që arritëm qëllimin tonë, ndihmuam ato gra që patën nevojë më së shumti për të mësuar për dizajnin shoqëror”, tha Kovács.
Kovace tha se projekt është i rëndësishëm, pasi ofron një formë ndihme që nuk është zgjidhje afatshkurtër.
“Është projekt i rëndëdishëm, pasi është një lloj ndihme që nuk është zgjidhje afatshkurtër por afatgjate, që nënkupton gratë kanë mësuar diçka që mund ta praktikojnë, dhe nga ajo të gjenerojnë të ardhura për vetën”, tha Kovács.
Ai tha se Kosova çdoherë mund ta konsiderojë Hungarinë si vend mbështetës për rritjen dhe zhvillimin e saj.
“Hungaria ishte një nga vendet e para që ka njoihur shtetin e Kosovës në vitin 2008, dhe më duhet ta them se ne si hungarezë e vlerësojmë si shumë të rëndësishme marrëdhënien me Kosovën. E dijmë se situata është nganjëherë e vështirë. Kosova është një nga kombet më të reja në botë, kjo veçse e bën një vend unik, shumë të afërt me Hungarinë. Kosova mund ta konsiderojë Hungarinë si vend mbështetës për rritjen dhe zhvillimin e saj”, shtoi ai.
Projekti u pilotua në Kosovë me gratë e programit “One in Three” të Fondacionit Jahjaga. U realizua në partneritet ndërmjet Hungary Helps, Fondacionit Jahjaga dhe Gjirafës, me mbështetje nga Programi Kreativ Evropë i Bashkimit Evropian.