Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Sri Lanka, të paktën 31 të vdekur

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë akoma mbeten të zhdukur si pasojë e përmbytjeve masive dhe rrëshqitjeve të dheut në të gjithë Sri Lankën në më pak se dy javë.

Siç raporton gazeta lokale “Daily Mirror”, operacionet e shpëtimit vazhdojnë në zonat e goditura rëndë, teksa vendi ishullor është kapluar nga kushte të rënda të motit, përfshirë reshje të dendura të shiut, rritje të nivelit të ujërave të përmbytjeve dhe rrëshqitje të vazhdueshme të dheut që nga 17 nëntor.

Sipas Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive, mbi 4 mijë njerëz në 17 rrethe janë prekur rëndë për shkak të motit të keq që ka kapluar rajonin ndërsa 10 persona kanë pësuar lëndime gjatë kësaj periudhe.

Rrethi Batticaloa ka regjistruar mbi 300 milimetra reshje shiu, një sasi jashtëzakonisht e lartë për një hark të shkurtër kohor. Një sistem me presion të ulët mbetet i ankoruar mbi vend, duke gjeneruar erëra të fuqishme dhe valë të përsëritura të reshjeve intensive.

Autoritetet kanë shpallur alarm të kuq për rrëshqitje dheu në tetë rrethe me rrezik të lartë, duke sinjalizuar rrezik të rëndë për shpatet e pjerrëta, komunitetet në kodra dhe zonat e cenueshme.

Banorëve në rrethet në fjalë u është bërë thirrje të qëndrojnë në gatishmëri të lartë, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë të përgatitur për evakuim të menjëhershëm.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika