Përmbytjet në Shqipëri, Rama premton dëmshpërblim të drejtë për të gjithë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mblodhi këtë të premte Komitetin e Emergjencave Civile për të diskutuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, ku premtoi dëmshpërblim të drejtë për të gjithë të prekurit, si dhe rishikim të buxhetit të vitit 2026 për të adresuar këtë çështje.

Në të njëjtën mbledhje, ministri i Financave në Shqipëri, Petrit Malaj, bëri me dije se vendi ka aktualisht në dispozicion fonde me vlerë mbi 50 milionë euro, që janë të disponueshme për situatën e krijuar nga moti i keq.

Ministrat e tjerë bënë me dije të dhënat mbi forcat e angazhuara në terren, nga Forcat e Armatosura, të Policisë së Shtetit, mjetet në dispozion dhe të tjera detaje mbi situatën.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se mësimi është pezulluar përkohësisht në 54 shkolla dhe se të hënën pritet të rinisë normalisht.

Sjellim ndërmend se moti i keq që përfshiu vendin ditët e fundit solli pasoja të rënda, me përmbytje, evakuime masive dhe humbje jete. Një 54-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal kullimi në Durrës, pasi u mor nga rrjedha e ujit./tvklan

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika