“Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe avancimi i aftësive të fëmijëve”, qëllimi i programit për mësimin gjithëditor në pesë shkolla të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit, ndërsa qëllim i tij u tha se është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe avancimi i aftësive të fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare

EO

Komuna e Prishtinës ka prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit, ndërsa qëllim i tij u tha se është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe avancimi i aftësive të fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se kjo do të ketë ndikim edhe te prindërit, pasi nuk do të kenë nevojë t’i marrin fëmijët në mesditë.

“Mbi te gjitha do të ketë me pak stres te prindërit sepse nuk kanë nevoje të shkojnë t’i marrin fëmijët në shkollë. Prindërit munden me u fokusu diku tjetër dhe jo të shkojnë t’i marrin në mes të ditës. Mësimi tërëditor i bënë më të përmbushur edhe prindërit dhe fëmijët”, tha Rama.

E drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se qëllimi i këtij programi është ngritja e cilësisë dhe shndërrimi në model për komunat e tjera.

“Qëllimi është ngritja e cilësisë së arsimit dhe të jetë edhe model në komunat tjera. Ka edhe shtete qe e praktikojnë mësimin tërëditor nga 1 deri 5. Kemi siguruar mjete dhe do t’ju mundësojmë që korrikula bazë të realizohet në mënyrë më kreative. Kemi marre sportist në mënyrë qe t’i realizojmë në mënyrë profesionale lëndën e sportit”, u shpreh ajo.

Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”. EO

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika