Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë nuk është vetëm ndaj kandidatit të LVV-së, Hajrulla Çeku, por edhe ndaj vetë strukturës politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Në Debat Plus, Mehmetaj tha se Rama e ka dëshmuar “recetën se si fitohet ndaj Vetëvendosjes”, duke zgjedhur të përballet drejtpërdrejt me Kurtin dhe të adresojë publikisht çdo skandal e raportim për keqpërdorim të pushtetit.
“Përparim Rama ka zgjedhur me u marrë direkt me Albin Kurtin, ia ka përmendur Çekut secilin skandal të LVV-së, të vetë Çekut, çdo raportim për korrupsion apo keqpërdorim të detyrës e ka sjellë në debat. Përparim Rama a përdorur gjuhë të ashpër, Rama i ka thënë Kurtit krejt çka duhet me i thanë krejt çka i meriton, për këtë në politik duhet me qenë i guximshëm e me i besu vetes”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, Rama e ka mposhtur Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Vetëvendosjen dhe në fund edhe Hajrulla Çekun, të cilin e quajti “kukull të kësaj nomenklature”.