Përplasje mes Armend Mujës së VV-së dhe Ferat Shalës së PDK-së në Komisionin për ekonomi

Deputetë të pozitës dhe opozitës janë përplasur në Komisionin për ekonomi, për shkak të mosnënshkrimit të kontratës për tokën e kompanisë “Kosmonte Foods”nga ministrja Hajdari

Komisioni Ekonomik

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, në Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka treguar se pse nuk është nënshkruar kontrata që kompanisë “Kosmonte Foods” t’i jepet statusi i investitorit strategjik, edhe pse Qeveria ia kishte dhënë këtë leje.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka kritikuar ministren Rozeta Hajdari për vonimin dhe stërzgjatje 2-vjeçare të shqyrtimit të 44 aplikacioneve për statusin e investitorit strategjik. Ndërsa deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka akuzuar kryetarin Shala se ka interesa të ngushta familjare me kompaninë garuese të quajtur “Mexikoluma”.

Për këtë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se janë shpifje dhe vetëm tentativë për të devijuar raportimin e minsitres Hajdari.

Shala ka kërkuar përgjigje nga Hajdari, se pse po kërkon MINT garanci shtesë për kompaninë “Kosmonte Foods”, kur dihet sipas tij, pushteti aktual ka mbështetur këtë kompani për të fituar statusin e investitorit strategjik në shkurt të këtij viti.

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari

Ministrja Hajdari gjatë raportimit për investimet strategjike në vend, ka thënë se 44 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se nuk është vonesë mosnënshkrimi i kontratave por vetëm proces.

“Kosmonte ka dhënë disa zotime dhe ne para nënshkrimit të kontratës i kemi kërkuar t’i rikonfirmojmë ato zotime”, ka thënë Hajdari.

Më pas, ajo ka treguar se kompania i ka rikonfirmuar ato zotime.

“E kemi problem të veprojmë kur edhe komunën e kemi kundër”, ka thënë Hajdari duke e vënë në pah problemin e decentralizimit të qeverisjes.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika