Përplasje mes deputetes Fejza e Bytyqi në komision, kjo e fundit e lëshon mbledhjen

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi dhe ajo e Vetëvendosjes (VV), Arjeta Fejza janë përplasur në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

FOTO:EO

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi dhe ajo e Vetëvendosjes (VV), Arjeta Fejza, janë përplasur në komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku po diskutohej për peticionin e nënshkruar tё punëtorëve tё RTK-sё për dorëheqjen e kryetarit tё Bordit tё RTK-sё.

Përplasja ka ardhur pasi Bytyqi ka marrë fjalën dhe ka parashtruar pyetje jashtë temës që ishte duke u diskutuar në këtë komision.

Për këtë i është tërhequr vërejtja nga deputetja e VV-së, Arjeta Fejza. Pastaj deputetja Byqyqi i tha deputetes Fejza që të “mbyllë gojën.

“Oj ti, a po shun more”, tha Bytyqi, shkruan EO.

Deputetja Fejza tha se është e papranueshme që në komision që është duke u diskutuar në lidhje me gjuhën, të përdoren këso fjalë.

“E para a po shun mori e këto komente skandaloze i kthen në debat për gjuhën e cila është tema që na ka mbledhur sot”, tha Fejza.

Pas këtij diskutimi pati përplasje edhe ndërmjet deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe deputetes Fejza, pasi ajo e quajti atë militante të VV-së.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika