Përplasje midis Kurtit dhe Shalës

Pozitë e opozitë po e akuzojnë njëra-tjetrën për “djegie” të institucioneve dhe pabesueshmëri

Gjatë debatit parlamentar në seancën e kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me marrëveshjen për energji, nuk munguan as përplasjet.

Pozitë e opozitë po e akuzojnë njëra-tjetrën për “djegie” të institucioneve dhe pabesueshmëri.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, teksa i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar atë për djegie dhe shkrumbim të institucioneve.

“Është një e pavërtetë, pasinqeritet i madh që qytetarëve të Kosovë i keni premtuar ndryshim të marrëveshjeve, reformë, të kundërtën e asaj që keni gjetur dhe mbi këtë bazë keni djegur e shkrumbuar shumë institucione të këtij vendi, pse nuk po e sjell marrëveshjen e cila është e keqe, pse po e pranon një marrëveshje të keqe të dëmshme, pse po e ndan sovanitetin, Kosovën me vetëdije, ku është e vërteta jote, sjelle të vërtetën tënde”, ka thënë Shala.

“Ju personalisht nuk e menaxhuar KEK-un, gjakderdhjen financiare po e vazhdoni. Keni derdhur qindra miliona euro në sektor pa asnjë bazë ligjore. Po vazhdoni këtë gjakderdhje financiare edhe me tendera në KEK. Ju keni kthyer në punë në KEK këshilltarët e juaj personal”, ka shtuar ai.

Si kundërpërgjigje, kryeministri ka thënë se “KESCO-n nuk ua solla unë, KESCO-n e kam gjetur te ju”.

I pari i qeverisë ka thënë se do të bëjë më të mirën për KEK-un.

Por sipas tij, e keqja buron nga opozita e tanishme, duke thënë se ata duhet të kërkojnë falje.

“Mirëpo e keqja buron nga ju, së pari ju kërkoni falje për privatizimin e distribucionin dhe furnizimin, kur të këkroni ju falje për atë, ne do të mund të diskutojmë”, ka thënë Kurti duke shtuar se “kur e keni transferuar monopolin publik në privat, ju nuk keni bërë asnjë zë, kur ka ndodhur privatizimi keni qenë në anën e privatizimit”.

“Por, fjalët dhe shprehjet e llojit keni djegur dhe shkrumbuar institucione, për çfarë shkrumbimi të institucioneve po flisni? Si mund t’iu besoj juve kur flisni çkado teksa akuzoni që keni djegur dhe shkrumbuar institucione? Duhet ta kuptoni se sa të pabesueshëm jeni kur flisni”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika