Sot, është përuruar ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, e cila lidh Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut.
Përurimi është bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci dhe ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ai ka theksuar se Mitrovica është qytet i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës, derisa ka thënë se vazhdojnë thirrjet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Aty është parë edhe Agim Bahtiri dhe Nezir Kraki.
Vlera e kontratës për ndërtimi e këtyre dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë kapte shifrën e rreth 3 milionë eurove.
