Përveç dhjetorit, edhe gjatë verës së 2025-tës nuk ishin ekzektuar paratë për familjet e policëve të rënë në detyrë

Familjarët e policëve të rënë në detyrë në Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mos-ekzekutimin e pagesave për muajin dhjetor.

Një familjar i një polici të rënë ka konfirmuar për TV Dukagjini se kjo nuk është hera e parë që ndodh.

“Po, e njëjta ka ndodhur edhe në gusht ose korrik, dhe tash në dhjetor e njëjta situatë”.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar zyrtarisht, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse, veçanërisht Ministria e Financave, që të ekzekutojnë menjëherë mjetet financiare të mbetura, në vlerë prej 290,000 euro, të parashikuara për familjet e policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me mos-pagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor. Edhe pse nga Drejtoria e Financave është bërë kërkesa zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 290,000 euro, deri më tani këto mjete nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave. Si pasojë, familjet e policëve të rënë në detyrë, të cilët janë një kategori e shenjtë dhe e respektuar për vendin tonë, kanë mbetur pa pagesë edhe pas përmbylljes së vitit. Kjo situatë është e papranueshme dhe e dhimbshme, duke marrë parasysh sakrificën sublime të këtyre familjeve, të cilat kanë dhënë bijtë dhe bijat e tyre për sigurinë e vendit tonë, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sindikata e Policisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Ministrisë së Financave, që sa më parë të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve”, thuhet në reagimin e Sindikatës

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika