Përzgjedhësit më të paguar në Kampionatin Botëror Katar 2022

Bazuar në një uebsajt i cili merret me aspektet ekonomike dhe financiare të futbollit Hans-Dieter Flick, Gareth Southagate, Luis Enrique dhe Jalel Kadri janë përzgjedhësit më të paguar në Kampionatin Botëror të Katarit përgjatë vitit 2022

Selektori i Gjermanisë, Hans-Dieter Flick është përzgjedhësi më i paguar nga 32 trajnerët e ekipeve të cilat do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror në Katar.

Lajmin e ka publikuar sajti i specializuar “Finance Football” i cili merret me aspektet ekonomike dhe financiare të futbollit.

Flick ka pagë vjetore prej 6.5 milion euro.

Pas tij, radhitet selektori i Anglisë, Gareth Southagate i cili për një vit inkason 5.8 milionë euro derisa në vendin e tretë në këtë renditje gjindet francezi, Didier Deschamps me përfitim vjetor prej 3.8 milion euro.

Është interesant ,selektori i Spanjës, i famshmi Luis Enrique me 1.15 milionë euro në vit rradhitet në pozitën e 13.

Kohë më parë ish-trajneri i Barcelonës kishte pranuar ulje të pagës prej 25 %.

Selektori me pagën më të vogël nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Katar 2022 është përzgjedhësi i Tunisit, Jalel Kadri i cili për një vit përfiton “vetëm” 130 mijë euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika