Pesë persona të vrarë e 32 të lënduar nga sulmi rus në Odesa

Sulmi i fundit me raketa ruse në Odesë, ku pesë persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën, thekson nevojën për ndihmë urgjente ushtarake për Ukrainën, sipas presidentit Zelensky, i cili bëri thirrje për dërgesa më të shpejta të armëve dhe të municioneve për të mbrojtur vendin nga ofensiva ruse në lindje

Një ndërtesë e Akademisë së Drejtësisë në Odessa është djegur pas një sulmi me raketa ruse në Odesa. Ukrainë, 29 prill 2024, AP.

Një sulm me raketa ruse në qytetin port të Odesës në Detin e Zi ka shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e 32 të tjerëve, kështu ka bërë të ditur guvernatori rajonal.

Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për dërgesa më të shpejta të armëve dhe të municioneve për trupat ukrainase, pasi, sipas tij, situata e tensionuar në lindje vazhdon të përkeqësohet.

Sulmi i cili ndodhi në mbrëmje vrau tri gra dhe një burrë, ka thënë guvernatori Oleh Kiper në Telegram.

Ai raportoi më vonë se një burrë tjetër vdiq nga një goditje që pësoi si pasojë e sulmit.

Guvernatori ka shtuar se nga 32 personat e lënduar, 25 janë në spital.

Në mes tyre janë dy fëmijë, njëri 16 dhe tjetri 5 vjeç, si dhe një grua shtatzënë.

Fëmija 5-vjeçar është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, ka thënë ai, duke shtuar se gjashtë nga të rriturit janë në gjendje të rëndë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nënshkroi një paketë ndihme ushtarake prej 61 miliardë dollarësh, por aleatët evropianë dhe SHBA-ja janë kritikuar për vonesat në furnizim.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke vizituar kryeqytetin ukrainas për herë të tretë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022, pranoi se “vonesa serioze në mbështetje kanë sjellë pasoja serioze në fushën e betejës”.

Komandanti i lartë ushtarak ukrainas ka raportuar për rritjen e aktivitetit rus në frontin lindor, duke përshkruar një përforcim të armikut dhe një ofensivë në disa drejtime, por pa arritur suksese operative të shquara.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika