Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit, të regjistruara në qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë, më 7 shtator rreth orës 12:30, një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Podujevë, Policia ka arrestuar më 7 shtator një të dyshuar që akuzohet se më 27 gusht kishte ushtruar dhunë ndaj dy grave kosovare. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë, janë regjistruar dy raste më 7 shtator.

Në orën 15:20, një burrë është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Po atë ditë, rreth orës 19:00, një tjetër burrë u arrestua pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Kaçanik, më 7 shtator rreth orës 12:00, një grua raportoi se ishte dhunuar fizikisht nga bashkëshorti, duke pësuar lëndime trupore. Ajo mori tretman mjekësor në QKMF-Ferizaj, ndërsa i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Ndërkohë, në Prizren, më 7 shtator në orën 21:30, një grua denoncoi dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj.

Pas intervistimit të palëve, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe do të procedohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika