Pesë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në disa qytete, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rastet janë regjistruar në Lipjan, Prishtinë, Obiliq, Rahovec dhe Gjakovë, ndërsa disa nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Lipjan, një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje për 48 orë.

Në Obiliq, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Rahovec, një burrë është arrestuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Rahovec, dhe më pas është kthyer tek familja e saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërsa në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje familjare, një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika