Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Shtime

Të dielën e tetë janarit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident i ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime

Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të dielën e tetë janarit mes dy furgonëve në rrugën Ferizaj – Shtime.

Kështu ka thënë për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka theksuar se njëri nga furgonët është kapluar nga flakët.

Sipas tij, të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në QKMF në Shtime.

“Sot , rreth orës 14:50 në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete furgonë. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët, pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Po ashtu, Veseli shtoi se njësia e Hetimeve e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj po e heton rastin.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika