Pesë të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur se të paktën pesë persona janë vrarë në sulme ajrore izraelite në qytetin Qana, në jug të vendit.

Sipas Agjencisë shtetërore të lajmeve NNA, në mesin e viktimave janë edhe tre gra, ndërsa 25 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Fotografi të publikuara nga agjencia AFP tregojnë shkatërrime të mëdha në fshat, si dhe ekipe emergjente që nxjerrin një trup nga rrënojat.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk kanë komentuar ende mbi këto raportime.

Ndërkohë, Izraeli vazhdon fushatën ushtarake kundër grupit Hezbollah, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, ndërsa sot janë kryer edhe sulme të tjera në jug të Libanit.

Të fundit nga rubrika