Në më pak se dy ditë, Kosova është tronditur nga pesë vrasje, tri në Gjilan, një në Prizren dhe një tjetër në Prishtinë.
Duke komentuar këtë situatë në Debat Plus, avokati Naim Rudari theksoi se fenomeni i vrasjeve po përsëritet shpesh.
Sipas Rudarit, ndonëse është e vështirë të përcaktohen saktësisht shkaqet, faktorët kryesorë lidhen me mentalitetin, rrethanat sociale dhe qasjen e lehtë në armë.
“Madje po kemi shpesh javë të vrasjeve apo muaj, të quajtura në Kosovë. E që është bërë një fenomen është jashtëzakonisht i rëndë në vendin tonë. Do të duhej e gjithë shoqëria të vetëdijesohet në këtë pikëpamje. Edhe pse është vështirë të gjinden shkaqet se pse po ndodhin kaq shpesh. Unë mendoj se kemi një mentalitet të tillë, rrethanat e tjera janë mundësitë e lehta për qasje në armë. Dhe pra gjithherë vjen një arsye si e tillë”, ka thënë Rudari.