Petkoviq- Lajçakut: Normalizimi i marrëdhënieve u shkatërrua nga Albin Kurti

I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar për shkarkimin e drejtorit të Policës së Kosovës për Mitrovicën Veriore, Nenda Gjuriq. Ai ka theksuar se ia ka tërhequr vëmendjen të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçakut, për shkak të shkarkimit të Gjuriq-it

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq





I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar për shkarkimin e drejtorit të Policës së Kosovës për Mitrovicën Veriore, Nenda Gjuriq, i cili kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për targat e paligjshme “KM” masën qortimit.

Petkoviq ka pretenduar se Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehimi Hoti, e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, pasi sipas tij, vetëm komuniteti serbe ka të drejtë ta shkarkojë atë.

“Kurti e ka shkelur gjithçka që kemi rënë dakord në Bruksel, sepse ai nuk ka të drejtë të zëvendësojë Nenad Gjuriq-in, duke qenë se drejtori i Drejtorisë së Veriut emërohet dhe zgjidhet nga populli serb në Kosovë. Më saktësisht, zgjedhja është propozuar nga katër kryetarë komunash nga veriu i Kosovës”, ka pretenduar Petkoviq.

Ai ka theksuar se ia ka tërhequr vëmendjen të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçakut, për shkak të shkarkimit të Gjuriq-it.

“A mund të flasim më shumë për normalizimin e marrëdhënieve kur ai normalizim u shkatërrua sot nga Albin Kurti”, ka pyetur Petkoviq.

Sipas tij, Beogradi është në kontakt me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe me popullin serb në Kosovë, dhe ata “do të marrin vendime në orët dhe ditët në vijim me kokë të ftohtë në interes të popullit serb në Kosovës”.





Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika