Petkoviq shpërfaq nacionalizmin: Askush nuk i do targat RKS dhe se kjo do të shihet edhe në protestën e sotme

Petar Petkoviq ka komentuar ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës dhe largimin e serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ai ka thënë se askush nuk i do targat RKS dhe se kjo do të shihet edhe në protestën e sotme

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Petar Petkoviq ka komentuar ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës dhe largimin e serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ai ka thënë se askush nuk i do targat RKS dhe se kjo do të shihet në protestën e sotme.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se largimi nga institucionet e Kosovës ka qenë lëvizja më e përgjegjshme e serbëve, ndaj “persekutimit sistematik të popullit serb dhe nëpërkëmbjes së të gjitha marrëveshjeve nga Albin Kurti”.

Sipas tij, në këtë mënyrë serbët duan të mbrojnë marrëveshjen Brukselit, dhe që pas dhjetë vjetësh, të formohet Asociacioni Komunave më Shumicë Serbe.

“Bëhet fjalë për përgjigjen paqësore dhe demokratike të popullit serb që dëshiron të mbrojë në këtë mënyrë Marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimin e Komunave Serbe”, tha Petkoviq për “RTS”.

“Ne jemi këtu për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, për të qenë me popullin tonë, më përgjegjës për këtë situatë është Albin Kurti, i cili në mënyrë sistematike i shkel marrëveshjet”, ka shtuar ai.

Petkovic ka thënë se askush nuk i do targat RKS dhe se kjo do të shihet në protestën e sotme.

Të dielën e gjashtë nëntorit, në veri të Mitrovicës, do të mbahet protesta e organizuar nga Lista Serbe që planifikohet të fillojë nga ora 12:00.

Protesta e Listës Serbe vijon pas bojkotimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nga ana e tyre, të shtunën e pesë nëntorit.

Ndërsa, dorëheqje kanë dhënë kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Vendimi për bojkotimit e institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe është marrë në takimin e zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Lista Serbe mban protestë në veri të Mitrovicës

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika