Pezullimi i vizave të emigrimit për Kosovën, SHBA sqaron se vizat turistike do të vazhdojnë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se nga 21 janari 2026 do të pezullohet përkohësisht lëshimi i vizave të emigrimit për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në kuadër të një rishikimi të plotë të politikave të emigracionit, me qëllim që emigrantët të jenë financiarisht të vetëqëndrueshëm dhe të mos përbëjnë barrë për sistemin e ndihmave sociale në Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka theksuar se emigrantët duhet të mos përfitojnë nga ndihmat publike dhe të mos kualifikohen si “public charge” (barrë publike).

Çfarë nënkupton pezullimi?

Sipas Departamentit të Shtetit, aplikantët nga vendet e prekura, përfshirë Kosovën, mund të aplikojnë dhe të marrin pjesë në intervista. Por gjatë kësaj periudhe nuk do të lëshohet asnjë vizë emigrimi.

Nuk është dhënë afat se sa do të zgjasë kjo masë.

A ka përjashtime?

Po, shtetasit me dy shtetësi, të cilët aplikojnë me pasaportë të një vendi që nuk është në listë, përjashtohen nga pezullimi.

A preken vizat ekzistuese?

Jo, departamenti i Shtetit ka sqaruar se asnjë vizë emigrimi e vlefshme nuk është anuluar si pjesë e këtij vendimi.

A përfshihen vizat turistike?

Jo, kjo masë vlen vetëm për vizat e emigrimit. Vizat turistike dhe të tjera jo-emigruese nuk preken.

Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika