Pezullohet greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka njoftuar për pezullimin e grevës së punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit.

Përmes një komunikate për media, KGJK ka bërë të ditur se pas takimit të mbajtur të hënën e 21 marsit, bashkë me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që kjo grevë të pezullohet.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se pas takimit të mbajtur sot, së bashku me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që greva të pezullohet në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij njoftimi, thuhet se, KGJK mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht, përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, dhe se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës.

Ndryshe, të martën e 15 marsit, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, kishte mbajtur takim virtual me kryetarin e Gjykatës Supreme, kryetarin e Gjykatës së Apelit si dhe kryetarët e gjykatave themelore, për të diskutuar situatën e krijuar në sistemin gjyqësor, si pasojë e grevës së punonjësve të administratës gjyqësore.

Zogaj kishte ritheksuar qëndrimin e KGJK-së lidhur me grevën.

“Këshilli vazhdon të mbështesë kërkesat legjitime të punonjësve dhe sindikatës, duke përfshirë rregullimin e statusit të administratës së gjyqësorit me ligj të veçantë si dhe trajtimin dinjitoz në ligjin e pagave”, ishte shprehur ai.

Ndërkaq, më dy mars, Zogaj kishte deklaruar se shumë shpejt pritet të ndërrohet ritmi i lëndëve të trajtuara nga gjykatat me ato që pranojnë.

Ai kishte theksuar se së shpejti, më shumë do të ketë lëndë civile të kryera sesa të pranuara.

Ndërkohë, greva e punonjëseve të administratës së gjykatave kishte nisur më një mars.

Kjo grevë kishte filluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pastaj ishte zgjeruar edhe në gjykatat e tjera, duke bërë që shumë raste gjyqësore të mos mbahen.

Brenda 18 ditëve grevë, janë zhvilluar vetëm seancat që konsiderohen urgjente si rastet e dhunës në familje, rastet me paraburgim dhe ekzekutimet sipas urdhëresave dhe pranimi i parashtresave të ankesave me afat.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika