Pirro para varrit të Mujës, Tahiri: Liria u fitua me sakrificë dhe duhet ruajtur me dinjitet

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka ndarë një mesazh të fuqishëm përkujtimor në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke publikuar një fotografi të djalit të tij, Pirros, para varrit të komandantit Mujë Krasniqi, Tahiri theksoi lidhjen mes sakrificës së së kaluarës dhe përgjegjësisë ndaj brezave të ardhshëm.

“Për Pirron dhe për të gjithë fëmijët tanë: liria ka emër, ka histori dhe ka përgjegjësi,” shkroi Tahiri.

Ai vuri në pah se ky moment simbolizon takimin mes së kaluarës dhe së ardhmes së Kosovës.

“Këtu, para sakrificës që na solli lirinë, e kaluara dhe e ardhmja takohen në heshtje,” theksoi ai.

Tahiri kujtoi se liria e Kosovës nuk ka ardhur rastësisht.

“E kaluara na mëson se liria nuk dhurohet, por fitohet me gjak, guxim dhe besim,” shkroi ai.

Ndërsa, duke folur për obligimin ndaj dëshmorëve, Tahiri shtoi: “E ardhmja na obligon që atë sakrificë ta ruajmë, ta nderojmë dhe ta bëjmë të vlejë, me drejtësi, dinjitet dhe dashuri për vendin.”

Postimi përmbyllet me një mesazh nderimi për të rënët:

“Ky është Pirro, djali im, para varrit të Mujë Krasniqit, në 27-vjetorin e rënies së tij me 40 luftëtarë. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së.”

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika